Ne ofrojmë modele të inteligjencës artificiale të ndërtuara me porosi, të përshtatura për nevojat e klientëve tanë, për UAV ose sisteme me bazë tokësore.
Inteligjenca artificiale përdor kompjuterët për të imituar aftësitë e mendjes njerëzore për zgjidhjen e problemeve dhe vendimmarrjen. Computer vision, Sistemet Eksperte, Machine Learning, Përpunimi i gjuhës natyrore, Njohja e automatizuar e të folurit dhe Planifikimi me AI janë teknologjitë kryesore të përdorura.
Veçoritë e avancuara të kamerës, kasat e forta dhe dizajni diskret i kamerës, mundëson që një sistem CCTV të instalohet pothuajse në çdo vend. Kjo i bën ato ideale për sigurinë e objekteve dhe perimetrit, vandalizmin, monitorimin e trafikut, monitorimin e motit, monitorimin e operacioneve dhe sigurinë publike, monitorimin brenda dhe jashtë bizneseve dhe zyrave, regjistrimin në vende të largëta ose regjistrimin e videos me cilësi të lartë për të identifikuar njerëzit e dyshimtë, veçanërisht të kombinuar me detektime me AI.
Kamerat termike janë pajisje që përkthejnë energjinë termike (nxehtësinë) në dritë të dukshme për të analizuar një objekt ose ambient të caktuar, për të matur temperaturën dhe për të treguar ndryshimet e saj në një sipërfaqe. Ato janë pajisje të sofistikuara që përpunojnë imazhin e kapur dhe e shfaqin atë në një ekran. Këto imazhe mund të përdoren për diagnozë të menjëhershme ose të përpunohen duke përdorur termografinë përmes softuerit të specializuar për vlerësim të mëtejshëm, saktësi dhe rezultat të raportit. Sensorë termik dhe kamera për mbikëqyrje, SAR dhe inspektime inxhinierike.
Ne ofrojmë zgjidhje anti-dron për sektorin civil dhe ushtarak. Sistemet e zbulimit të dronëve përbëhen nga radarë, RF, EO, IR, identifikim elektronik dhe sensorë të kombinuar. Gjithashtu kemi zgjidhje për të kompletuar kontrollin në distancë të dronëve të paautorizuar që janë një kërcënim për një institucion si aeroportetet stadiumet dhe individë të rëndësishëm.
Siguria kibernetike për mbledhjen, përpunimin, ruajtjen, transmetimin dhe mbrojtjen e sasive të paprecedentë të të dhënave në kompjuterë dhe pajisje të tjera